Amerikanët shohin ‘apokalipsin’: Gjithçka në Florida po shkulet nga toka (Video)

0
329

Uragani Irma e ka goditur shtetin amerikan të Floridas mëngjesin e së dielës, duke rrëzuar drunjtë sikur të ishin fije shkrepëse, transmeton Gazeta Metro.

Për pasojë mbi 1 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, raportojnë mediat në SHBA.

Uragani ka shtuar shpejtësi në 210 kilometra në orë dhe tashmë renditet në kategorinë 4 të rrezikshmërisë, ka njoftuar Qendra Kombëtare e Uraganëve.

Ndërkohë është paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet edhe më tutje, pasi uragani pritet të godasë disa qytete bregdetare të Floridas.

...

“Ekziston rrezik i lartë për një stuhi që kërcënon jetë të njerëzve përgjatë vijës bregdetare në anën perëndimore të Floridas. Nën kërcënim të lartë nga stuhia katastrofike që shkakton përmbysje nga ujërat është pjesa jug-perëndimore e Floridas.Kjo stuhi është kërcënim për jetën”, shkruan në njoftimin e qendrës së specializuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here