Kryemadhi: LSI nuk do ta votojë Ruçin si kryetar Parlamenti

0
115
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monia Kryemadhi ka deklaruar se LSI nuk do ta votojë propozimin e PS-së si kryetar parlamenti, Gramoz Ruçin.

“Ne (LSI) kemi marrë një vendim. Nuk do ta votojmë zotin Ruçi, sepse s’mund të bëhemi pjesë e një procesi për të legjitimuar një maxhorancë që ka ardhur në pushtet nga paratë e krimit”, tha Kryemadhi në emisionin “Kjo Javë”.

Deklarata vjen pak minuta para nisjes së seancës parlamentare, ku do të votohet propozimi i PS-së për kryeparlamentar.

Më herët, edhe PD ka bërë të ditur se nuk do të votojë për zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar parlamenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here