Standard.al

Çfarë do të ndodhë të hënën? Ja kush deputet pritet të shitet…

0

Të hënën që vjen votohet qeveria Rama2. Kryeministri duket se bëri një sprovë, me rastin e zgjedhjes së Ruçit, se po kërkon të sigurojë shkallë shkallë një shumicë të cilësuar mbi 84 vota. Pra nëse tashmë ai i ka të plota 78 vota në Kuvend, votat e PDIU, të cilat qarkullojnë në favor të Ramës, pa ndonjë vendim politik të kësaj partie, në rastin e Ruçit, shumica e re, ja mbrriti të shtojë +3 vota, që në votimin e parë, kur ngrica opozitare akoma s’ka filluar akoma me të vërtetë.

Lsi i mbajti deputetët e saj jashtë votimit, sepse me sa duket ishte e informuar që diçka po ndodhte me Pd, dhe pra dihet që votat e shitura mund ti faturoheshin edhe LSI.
Mirëpo infomacionet që ka 360grade.al, dëshmojnë se fushata e blerjeve nga ana e kupolës së PS, sapo ka filluar dhe parashikimet janë që në votimin e të hënës së ardhshme, numurit 80 të deputetëve që votuan Ruçin, ti shtohen edhe të tjerë deputetë. është kjo vazhdimi i pikave të fshehta të marrëveshjes Rama-Basha, apo është një vendim i pamvarur i deputetëve, që duan të rrumbullakosin ndonjë lek, nga harxhimet e fushatës?

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.