Të dhënat/ Shqiptarët i kanë ulur shpenzimet e qejfit pas vitit 2008, rritje produktet ushqimore

1

Që shqiptarëve u pëlqen të rrinë sa më shumë në kafene,  këtë e tregoi dhe numri i lartë i bareve për banorë, ku Shqipëria renditej e dyta në botë pas Spanjës. Edhe për veshje, ndonëse të varfër, shpenzojmë rreth 5% të totalit, një peshë e njëjtë kjo me mesataren e Bashkimit Europian. Nuk kemi lënë pas as shpenzimet për argëtim dhe kulturë, ku kryesojnë Gjirokastra dhe Saranda.

Por, të dhënat e INSTAT për konsumin final sipas grupeve kryesore tregojnë se paskemi qenë shumë më mirë gati 10 vjet më parë. Deri në vitin 2008, shpenzimet për hotel, kafene e restorante; veshje dhe këpucë dhe argëtim e kulturë janë rritur me ritme shumë të shpejta. Ekonomia në atë kohë rritej me shpejtësi, bizneset kishin likuiditete, ndërsa informaliteti më i lartë siguronte më shumë cash në duart e shumëkujt. Në 2008-n u arrit dhe rritja më e lartë ekonomike, në gati 8%.

Më pas duket se ka ardhur dhe kthesa, teksa vendi hyri në krizë ekonomike, e nxitur nga ajo globale dhe të ardhurat e disponueshme nuk ishin më aq të larta, duke bërë që shqiptarët të shpenzonin më pak për gjëra jo të domosdoshme. Siç duket nga grafiku i “konsumit në Hotele, kafene dhe restorant”, pas vitit 2008, shpenzimet për këtë kategori kanë ardhur në rënie dhe janë gjallëruar lehtë vetëm në vitin 2015.

E njëjta tendencë konstatohet dhe me shpenzimet për veshje e këpucë (Grafiku i konsumit), të cilat kanë vijuar të rriten, por me ritme shumë më të ngadalësuara se deri në para 2008-s. Shpenzimet për argëtim e kulturë u rritën deri në 2007-n dhe më pak kanë qenë pothuajse në stanjacion, duke rënë në 2012-n dhe 2015-n.

Në të kundërt, shpenzimet për ushqime e pije alkoolike kanë vijuar rritjen e fortë, duke reflektuar faktin se konsumatorët kanë pasur më pak para në dispozicion, që i kanë shpenzuar për nevojat e domosdoshme. Në fakt, Anketa e fundit e Buxhetit të Familjeve të INSTAT, e vitit 2015, gjeti se pesha e shpenzimeve për ushqime u rrit sërish me 3-4 pikë përqindje në rreth 50%, duke qenë më e larta në Europë.

Edhe sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat),  shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) ishin 4.9%, më të lartat në Europë. Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) për këtë produkt është 3.3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.1% e 28 vendeve të Bashkimit Europian. Të dhënat e Eurostat tregojnë se jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë për të siguruar këtë nevojë bazë jetike, por kjo përqindje është më e lartë se 10 vjet më parë. Në 2007-n, viti më i hershëm kur i raporton të dhënat INSTAT, kjo përqindje ishte 4.4, ndërsa në 2016-n u shënua niveli maksimal prej 4.9% e PBB-së (të dhënat e Eurostat janë përditësuar në qershor 2017).

Dhe teksa shpenzojmë më shumë (relativisht) për t’u ushqyer na del më pak për të harxhuar në kafe, restorante, për veshje e argëtim./ Monitor

1 Koment

  1. Enver Hoxha,kaloj ne Psikoze vitet e fundit te jetes,(theksoj se ishte paranoja),sepse krimet kunder disa Politikaneve qe spo i permend,ishin jashte ndjenjes Njerezore! Por le te marrim shembullim pozitiv,per mire,duke deshiruar,miresine! Europa eshte ne krize,dhe per daljne nga kjo krize,ka disa varjante,dhe po te shikosh ket qeshtje qe po shkruaj tash,mund te gjindet zgjidhja!Europa eshte ne shumicen e territorit,nje rrafshnalte e pafund,dhe nje toke pjellore qe nuk gjindet ne shumicen e Vendeve te Botes!Duke u shmangur nga krimet e Komunizmit,se Krimi krim eshte ,u be ne komunizem,su be ne komunizem,krimi krim mbetet.Pra nje shkuarje drejt ardhmerise,ne stlin e dy ecjeve,nje ne stilin e Civilizimit,dhe nje ne stilin e Agrare(Landwirschaft).Stili i Civilizimit prosupozon Jeten ne Qytete,dhe punen ne Fabrika,dhe stili i Landwirtschaft,prosupozon jeten ne Fshatra,dhe punen ne Bujqesi.Pra nje ecje e pashkelur deri tash,ku Qytetari do te gezohet kur shkon vizite ne Fshat,dhe Fshatari do te gezohet kur shkon ne vizite ne Qytet!Pra kjo presupozon,shkeputjen nga jeta monotone e kudondodhshme,sepse tash per tash kudo qe te shkosh eshte monotoni(njejte)! Pra Qytetari do te gezohet kur shkon ne Fshat,dhe ndjen Aromen e plehut oraganik,qe prodhohet nga kafshet Shtepijake,kur shef tufat e dhenve e te dhive,qe kullosin neper livadhe,kur shef Katunaret,me djersen ne balle,dhe me rrobat e katundit,dhe kur ulet per te pire nje kafe,nje limonate,nje birre,neper lokalet e Fshatrave! Katunari,do te gezohet kur shkon ne Qytet,kur shef Fabrikat e pafund,kur shef Punetorin me rrobet e Punes,te njollosura nganjehere me vaj,kur punon neper fabrika dhe riparime makinash,do te shoh parqet e bukura te Qytetit,dhe do te ulet ne ndonje kafe ne Qytet,ku do te shijoje,Birren,kafen,dhe ndoshta do te haj ne ndonje Restorant te bukur,ne periferi te Qytetit! Dhe ndoshta do te gjej Shokun(SHoqen),e jetes,per ta marre me vete ne Fshat ne qoftese i pelqen! Pra shikoni me vemendje perparesine e ksaj rruge.Pra i kan ule shpenzimet ,Shqiparet,si kann ule shpenzimet Shqiptaret,rruga cak e cak po merr fund! Por rruga drejt ardhmerise kerkon kohe,dhe nuk behet menjehere,ekspertet,mendoj qe i din punet,dhe ndoshta vjen dita,qe nga sirtaret e tavolinave keto plane,qe egzistojne me te vertete,te dalin ne tavoline dhe te shtrohen per zgjidhje. Dhe keshtu gazeta Standart,qe jep lajme,te jap mendim edhe per kete qeshtje,sepse vetem gazetat dita e tema ,po shkruajn komente,por te shkrauj edhe gazeta Standart,komente,duke u ballafaquar me Gazetaret,duke krijuar nje Opozite,ne Shtyp,sepse interesi per opozite eshte i pranishem! Ndersa persa i perket Ekonomise,i kerkoj Vendeve te Industrializuara,si Kina dhe Indija,Franca e Italija,Turqija dhe Rusija,Spanja dhe Austrija,Britanija e Qekija,Bullgarija e Belgjika,Suedija e Danimarka,duke lene ne harrese Ameriken e Gjermanine,sepse Shqiptaret bejn gabim,duke pritur qdo gje nga kto dy Vende! Pra qdo Vend i sipermpermendur,te investoje me nga nje Fabrike,te madhe,ne zhandrrin ku eshte mundesija,dhe keshtu hap vende pune por edhe fiton per vete,ne Vendin e Shqipeve. Them Vendi i Shqipeve,sepse edhe kta vende Vende Shqipesh jan,pra privilegji qe i eshte bere Shqiperise,sipas Kadarese,eshte vetem ne Leter.Pra pas kesaj,vjen edhe rritja e standartit(jo gazetes standart) te jeteses,dhe keshtu edhe rritja e Emigracijonit ne Shqiperi,ku do te vijne te punojne Greket, Italjanet,Bullgaret Spanjollet,Ruset,Afrikanet(Pritet edhe vershim nga Afrika,sepse kta Vende qe investojne ne Shqiperi,ne Afrike,kan bere baterdi),dhe te shohim se sa Auslenderfrojndlich,(Miq te te huajve )jemi!

Lini nje pergjigje