“Lista Serbe, leksion partive shqiptare në Maqedoni”

0

Platforma shqiptare, e cila bashkoi partitë shqiptare në Tiranë nën patronatin e kryeministrit Edi Rama tashmë është harruar, sipas agjencisë së lajmeve në Maqedoni, INA. Sipas tyre, ka kohë që përfaqësuesit e shqiptarëve në Maqedoni nuk e kanë përmendur këtë deklaratë politike, me frikën se do të qortohen nga presidenti i Maqedonisë dhe partia opozitare VMRO për ndërhyrje të Shqipërisë në punët e brendshem të Maqedonisë.

Ndërkohë që liderët shqiptarë në Shkup nuk guxojnë as të tregojnë se Platforma është firmosur në Tiranë, Lista Serbe në Kosovë e ka treguar hapur se është Beogradi ai që vendos për serbët e Kosovës.

Lini nje pergjigje