Këto janë ditët ideale kur mund të propozoni për martesë

0
167

Gjithsecili e kupton vetë se kur është momenti i duhur për të bërë një propozim, e kur themi gjithsecili i referohemi meshkujve. Kohët kanë ndryshuar, por jo aq sa për martesë të propozojnë femra (të paktën flasim për shumicën).

Femrat janë ende në pozita pasive ku ëndërrojnë për momentin e shumëpritur e meshkujt duhet të vendosin mendjen në punë në mënyrë që të gjejnë vendin e mënyrën më të bukur për t’i propozuar të dashurës së zemrës.

Gjithçka duket kaq personale, deri sa një studim i kryer së fundmi zbuloi se ekzistojnë disa data fikse që meshkujt zgjedhin për të propozuar, transmeton living.

Nuk janë ditë të zakonshme, por kanë të bëjnë me disa festa simbolike si Shën Valentini, Krishtlindja apo Viti i Ri.

Vigjilja e Krishtlindjes është zyrtarisht dita perfektë sipas meshkujve për të propozuar, sipas një sondazhi të kohëve të fundit.

Ndërsa vera mban ende vendin e parë si stina e dasmave, sezoni i ftohtë duket se i ul djemtë në gjunjë.  Chillisauce – një kompani e specializuar në ngjarje të tilla ka anketuar rreth 10.000 njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe gjeti se 31 për qind e të intervistuarve mendonin se dita më e mirë për të propozuar ishte në prag Krishtlindjesh, ndjekur nga Dita e Shën Valentinit me 22 për qind të votave, dhe Vitit të Ri me 18 për qind.

Megjithatë, rezultatet ndryshojnë sipas gjinisë pasi ndërkohë që 33 për qind e meshkujve mendojnë se Krishtlindja është dita perfekte shumica e grave (23 për qind) do të preferonte një propozim në ditën e Shën Valentinit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here