Këto gabime mund t’ua shkatërrojnë karrierën

0
906

Të aplikosh për një vend pune mund të jetë një përvojë shumë stresuese për një pjesë të madhe njerëzish por nëse dëshironi vërtet ta fitoni atë vend pune janë disa këshilla të cilat duhet ti merrni parasysh.

1. Fjali që s’duhet t’i thoni kurrë.

Të kërkoni rritje rroge që në fillim, të kërkoni leje që muajin e parë dhe të thoni që e keni të pamundur të shkëputeni nga puna në të cilën jeni për një periudhë më të shkurtër se 3 muaj.

2. Të dhëna false.

Mundohuni që në referencën tuaj të mos shtoni gjëra të pavërteta, sepse nëse punëdhënësi është vërtet i interesuar dhe e shikon CV-në tuaj me vëmendje dhe vë re diçka të pavërtetë, një gjë është e sigurt, ju do të skualifikoheni menjëherë.

3. Të mos flisni pothuajse fare.

Një prej strategjive më të gabuara që ndiqen nga një numër jo i vogël punonjësish është fakti se ata gjatë intervistës mundohen që të mos flasin pothuajse fare por vetëm të dëgjojnë punëdhënësin.

Nëse doni që edhe faza e fundit e intervistës të shkojë sa më mirë ju këshillojmë që të flisni sa më shumë sepse fundja ju jeni ai /ajo që po intervistoheni dhe duhet të tregoni sa më shumë për njohuritë tuaja, por pa e kaluar masën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here