Fuga: Skandali i radhës në ASH, reformën nuk mund ta bëjnë ata që e bllokuan

0

Akademiku Artan Fuga vijon që të reagojnë për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave.

Pas njoftimit se ditën e hënë do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së ASH, Fuga e cilëson si skandalin e radhës dhe thotë se Reforma e Akademisë të Shkencave nuk mund të realizohet nën “thundrën” e kryesisë që e ka penguar reformën!

Sipas tij, Kryesia e Akademisë të shkencave, që ka penguar për një dekadë reformimin e Akademisë të Shkencave cakton, sipas informacioneve nga vetë ajo në media, se nga do të vijnë anëtarë të jashtëm të këtij komisioni si edhe cakton me emër edhe një zonjë tjetër atje!

Fuga e konsideron si të nxituar mbledhjen për nisjen e reformës duke thënë se janë duke e trajtuar çështjen në mënyrë sipërfaqësore, ndërsa sipas tij cdo gjë duhet të fillojë nga dorëheqja e kryetarit dhe auditi urgjent.

Statusi i Fugës në facebook:
Kushti i parë i reformimit të Akademisë të Shkencave – dorëheqja e gjithë kryesisë ! (Nga letra drejtuar sekretarit të saj Akademik Vasil Tole) :
Cilat janë parametrat që dezinjojnë këtë fazë përgatitore në këndvështrimin tim ?
Së pari, dorëheqja e të gjithë kryesisë, duke ja kaluar administrimin e përditshëm për një periudhë katër mujore sekretarit të saj.
As nuk mund të mendohet se mund t’i hapet rruga reformimit të Akademisë të Shkencave nëse kryesia e saj nuk jep dorëheqjen. Dhe kjo, jo vetëm sepse ajo është përgjegjësja kryesore për venitjen e aktivitetit të institucionit, i cili ka humbur besimin publik, por edhe sepse ajo ka penguar të gjitha përpjekjet reformuese brenda saj, për një kohë të gjatë, në mënyrë të vendosur dhe me ndërgjegje, duke :
– lejuar trafiqet e influencave në përzgjedhjen e akademikëve,
– duke bërë të lulëzojnë konfliktet e interesit,
– si edhe duke menaxhuar ndonjë projekt shkencor aty-këtu, jashtë normave të transparencës dhe të thirrjeve publike,
– duke paraqitur gjithashtu një bilanc vjetor krejt amator, pa parametrat e duhur dhe jo të vërtetë,
– bazuar në një platformë jashtë statusit të saj ligjor
– dhe mbështetur në një koncept me mbeturina të theksuara dogmatike dhe të metodologjisë të së kaluarës totalitare.
Por edhe konkretisht, nga vendimi i fundit i kryesisë, del se ajo ose nuk e do një reformim të vërtetë, ose dëshiron ta mbajë atë nën kontroll.
Përgjegjësit e stagnacionit dhe të rënies të Akademisë nuk mund të jenë edhe drejtuesit e procesit të reformimit të saj !
Zoti sekretar !
Ju thoni se komisioni reformator do të ketë të gjitha atributet përfaqësuese dhe negociuese të Akademisë !
Nuk ngopemi dot me lugë të zbrazët sepse personalisht kam më shumë se pesë vjet që përplas kokën në këto lojra !
Nëse përfaqësimin asambleja, sipas propozimit të kryesisë, do t‘a kalojë te komisioni i reformimit, atëhere cfarë i mbetet kryetarit dhe kryesisë të Akademisë ?!
Do të ketë Akademia dy koka përfaqësimi ?
Doni ta fusni Akademinë në një proces pa fund bllokimesh dhe tensionesh mes një komisioni me të drejta përfaqësuese të plota, dhe një kryesie të zgjedhur nga asambleja për t’a drejtuar atë ?
Kjo mua më paraqitet logjikisht si një taktikë jo e pastër që kryesia të presi në dhomën tjetër sa komisioni të mbarojë reformimin, dhe pastaj t’a rimarri ajo drejtimin , pikërisht atë drejtim që nuk ka dashur ta ndjeki në vite.
Aq më shumë unë nuk kam asnjë besim, që kryesia pas zgjedhjeve farsë të organizuara, pa bilanc, pa kandidatë rivalë, pa platforma serioze pune, nuk do të tentojë t’a influencojë Komisionin reformues, i cili do të punojë me rrezikun e presioneve nga jashtë.
Prandaj, përpara sa të nxitoheni për të kërkuar ngritjen e komisionit reformator, që as e kishit në mendje një javë më parë, ndiqni shembull.

Lini nje pergjigje