Berisha pret në takim Hans-Joachim Falenski, këshilltar i lartë i grupit parlamentar CDU/CSU

0
191

Ish-kryeministri Berisha priti sot në një takim Këshilltarin e lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, zotin Hans-Joachim Falenski dhe zotin Valter Gloss përfaqësues për Shqipërinë i fondacionit Konrad Adenahuer.

Zoti Berisha dhe  këshilltari i lartë gjerman Falenski diskutuan gjërësisht mbi situatën në vend. Zoti Falenski shprehu vendosmërinë e tij dhe të CDU për një ndihmë të gjithanëshme ndaj Partisë Demokratike, që ajo të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të japë ndihmesën në procesin e integrimit të vendit në BE.

Zoti Berisha i shprehu zotit Falenski falenderimet për grupin parlamentar dhe CDU për interesin e madh që tregon për PD dhe Shqipërinë, ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë PD dhe do të vazhdojë të japë me modelin e saj të suksesshëm në politik-bërjen gjermane.

“Përballë një mazhorance të kapur nga krimi dhe korrupsioni, është e nevojshme një opozite e fortë dhe për këtë ndihma e grupit parlamentar të CDU dhe fondacionit Konrad Adenauer do të jetë mjaft e vlefshme,” tha zoti Berisha.

Takimi ishte i hapur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here