Raporti i ri/ Në botë ka më shumë karta ‘sim’ se qenie njerëzore

0

Dorëzohemi, në botë ka më shumë karta sim se sa njerëz. Duke iu referuar të dhënave të “Raportit të mobilitetit” të Ericsson në tremujorin e dytë të 2017, shkalla e depërtimit të shërbimeve celulare ka arritur kuotën 103%, një rritje prej 6% në vit.

Deri më sot, regjistrohen 7.7 miliardë abonime në telefoninë celulare (92 milionë më shumë se në tremujorin e dytë të vitit 2017). Një shifër mbresëlënëse duke marrë parasysh se popullsia botërore vlerësohet në rreth 7.4 miliardë.

Në vendin e parë në të dhënat e rritjes qëndron Kina, me 19 milionë abonime të reja. Në vijim janë India, Indonezia dhe Gana, respektivisht 17, 7 dhe 4 milionë. Përdoruesit e telefonisë celulare janë 5.3 miliardë. Numri i pajtimeve nuk përputhet me atë të përdoruesve sepse disa konsumatorë kanë më shumë se një sim aktiv. Kjo do të thotë se më shumë se dy miliardë njerëz nuk kanë një abonim.

Telefonat celularë – Sa i përket pajisjeve, smartfoni mbetet më popullor në treg. Në tremujorin e dytë të këtij viti, janë shitur rreth 370 milionë, ose 80% të numrit të përgjithshëm të telefonave të blerë. Përveç kësaj, 56% e abonimeve janë të lidhura me një smartphone.

Lini nje pergjigje