Monika Kryemadhi rrëfen: Kur shihja intervistat me Metën unë nxehesha më shumë në familje, ja pse

0

Një prej personazheve që u bë pjesë sot e transmetimit maratonë të “Opinionit”, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të këtij emisioni, ishte edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Loading...

Teksa i janë kushtuar disa sekuenca filmike, ku shihej transformimi i saj ndër vite, Kryemadhi foli edhe për faktin se çfarë përjetonte kur bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta shfaqej në intervistë përballë Blendi Fevziut.

“Blendi Fevziu është shumë i poshtër. Si nuk ndryshoi njëherë ky njeri. Pasi ti ke provokuar shumë, dhe ke nxjerr më të mirën e debatit them di të ngacmoj njerëzit. Kur shihja intervistën unë nxehesha më shumë në familje”, pohoi Kryemadhi.

Ndërkohë, Fevziu shtoi se ishte tmerr kur bënte intervistë me Metën. “Tmerri më i madh është kur bëhet intervistë më Ilir Metën. Ilir Meta është programor provokoje sa të duash. Ama vjen një ditë që ti e pret të qetë ai është kompletë e kundërta. Pra Metën nuk e kupton dot”, tha ai.

Loading...

Lini nje pergjigje