Basha në 20 vjet Opinion, Fevziu: Kam dash të të nxjerr nga mësimi kur erdhe me praktikë (VIDEO)

0
220

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm në festimet që po organizohen për 20-vjetorin e emisionit “Opinion”.

Por në një momet gazetari Fevziu i ka kujtuar tij se kur kishte shkuar për praktike, te gjimnazi “Sami Frasheri”, kishte dashur ta nxirte nga mesimi, por Basha nuk ishte larguar.

Pjese nga intervista: 

Basha: Urimi është që Opinioni të mbetet një pasqyrë e thellë e Shqipërisë.

Fevziu: Çfarë t’u desh që u ktheve në Shqipëri?

Basha: E para është se unë jam shqiptar. Vendi i parë që kam para ka qenë Holanda.

Fevziu: Jam shumë i sigurt që ke shkuar me kostum dhe krevat?

Basha: Po po ka mundësi.

Fevziu: Je penduar se pse erdhe?

Basha: Jo.

Fevziu: Nuk i thua ndonjëherë gruas në momente nervozizmi që, pse erdhëm?

Basha: Po ia them, por jo me shpirt.

Fevziu: Kam dashur tiu nxjerr nga mësimi kur erdha per praktike te gjimnazi Sami Frashëri. Të kërkova që të dilje nga mësimi?

Basha: Po unë nuk dola.

Fevziu: Unë nuk arrita të të nxjerr nga mësimi, por nuk do të thotë që nuk do të nxjerr nga studioja.

Basha: Shpresoj që jo.

Fevziu: Por e them me shaka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here