Zhbllokohet ngërçi për KLGJ dhe KLP, pedagogët dorëzojnë listat

0
142

Pas disa muajsh ngërç dhe bllokim për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, hapet rruga për funksionimin e KLGJ dhe KLP.

Prej 6 muajsh ngritja e KLP dhe KLGJ ishte pezulluar dhe ishte peng e një mos interesimi nga Shkolla e Magjistraturës dhe pedagogët.

Kuvendi hapi tre herë thirrjen për aplikantë, por nga dy thirrjet e para ishin vetëm 3 kandidatë, ndërsa pas të tretës dhe angazhimit të ambasadës së SHBA tashmë ky ngërç është tejkaluar dhe për të dy organet kemi nga 7 kandidatë, që do të thotë nga një më shumë sesa kërkonte ligji.

Dokumenti është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Alban Brati ndërsa në datë 20 shtator do të zhvillohet seanca për verifikimin e kandidaturave, pas kësaj është e zhbllokuar ngritja e këtyre institucioneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here