Tragjike/ Ekzekutohet me 2 plumba i riu shqiptar në Belgjikë, zbardhet emri

0
181

Një shqiptar është ekzekutuar me dy plumba mëngjesin e djeshëm në Bruksel, Belgjikë. Mediat vendase kanë zbuluar edhe identitetin e vërtetë të të riut.

Bëhet fjalë për Kreshnik Gjini, 31 vjeç, i cili përdorte identitetin Niko K.

31-vjeçari shqiptar është ekzekutuar në Belgjikë me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar nga policia mëngjesin e së martës në Saint-Denis në komunën e Forestit.

Sipas një dëshmitari të marrë në pyetje nga prokuroria e Brukselit, kanë qenë dy persona të cilët i kishin zënë pritë shqiptarit në një parking në zonën e Abbey Forest.

‘Autorët pastaj ikën nga parku i Abbey. Djali vdiq në vend, pas dy të shtëna që ajo mori,” tha në një deklaratë për shtyp zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Ine Van Wymerschwe.

Dyshimet janë që krimi ka ndodhur për gjakmarrje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here