Standard.al

Korçë/ Goditet me thikë 54-vjeçari, tre në kërkim Korçë/ Goditet me thikë 54-vjeçari, tre në kërkim

0
Një burrë është goditur me thikë pasditen e sotme në një fshat të Korçës, në vrazhdën e një konflikti me tre persona.

Zyrtarisht, Policia njofton:

Më datë 06.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Belorta, në rrugë, është plagosur lehtë me mjete të mprehta shtetasi R.D, rreth 54 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake rezulton se autorë të ngjarjes janë tre shtetas, të identifikuar nga ana e Policisë, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur këtë të fundit në pjesë të ndryshme të trupit.

Po punohet për  kapjen e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.