FOTO/ Pranë Komunitetit dhe në mbrojtje të ambientit, si u festua 13 vjetori i themelimit të LSI-së nga degët e saj në të gjithë vendin

0
128

Aktivitete të shumta sociale janë zhvilluar edhe nga degët e LSI-së në rrethe të ndryshme të Shqipërisë me rastin e ditës së themelimit të kësaj force politike 13 vjet më parë. Nën moton “Përgjegjësi Sociale”, strukturat e LSI-së dhe LRI-së dhe anëtarët e kësaj force politike në rrethet e vendit kanë zhvilluar aktivitete të shumta të karakterit social në drejtim të ruajtjes së mjedisit dhe mbështetjes së kategorive të ndryshme sociale. Dega e LSI-së Lezhë në kuadër të nismës “Përgjegjësi Sociale” por edhe duke patur në fokus më shume se kurrë luftën kundër dhunës në familje, së bashku me LRI-në e Lezhës organizoi një aktivitet simbolik sensibilizues në maternitetin e Lezhës. Duke i dhuruar një trëndafil çdo nëne dhe duke ju drejtuar me një letër të personalizuar secilës, LSI dhe LRI Lezhë apeluan shoqërinë shqiptare për më shumë vemendje, më shumë përkujdesje për nënat dhe gratë shqiptare. Ndërkohë në qytetin e Elbasanit, anëtarët e LSI dhe LRI-së janë angazhuar në një aktivitet të karakterit mjedisor për pastrimin e Prroit të Zaranikës. Po në kuadrin e nismës “Përgjegjësi Sociale”, strukturat e LSI dhe LRI të Pogradecit kanë vizituar shkollën “Amaro Tan”, që në gjuhën rome përkthehet “Vendi Ynë”, duke shërbyer ushqimin dhe u kujdesur për përmirësimin dhe pastrimin e ambjenteve rreth kësaj shkolle. Të rinjtë e LRI në Qarkun Gjirokastër kanë zhvilluar gjithashtu një aktivitet sensibilizues kundër dhunës së grave. LRI dhe LSI e Fierit, ashtu si edhe në Tiranë është angazhuar në një nismë për mbjelljen e pemëve, ndërsa të rinjtë e LRI-së së Beratit ju përgjigjën nismës “Përgjegjësi Sociale” duke u angazhuar për lyerjen e pemëve të parkut të këtij qyteti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here