Dokumenti ligjvënës/ Kanuni i Lekë Dukagjinit përkthehet edhe në Spanjë

0

 

Loading...

“Është hera e parë që kanuni përkthehet në gjuhën spanjolle. Më parë ka qenë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Në gjermanisht, në anglisht, në frëngjisht, në serbisht dhe rusisht, dhe kjo ishte hera e parë që lexuesi spanjishtfolës ka mundësi t’i afrohet plotësisht veprës së Kanunit të Lekë Dukagjinit”

 

Cilat ishin institucionet që funksiononin gjatë periudhës së Kanunit të Lekë Dukagjinit? Mbi çfarë normash dhe dokesh juridike funksiononte shoqëria? Cili ishte foklori dhe etnologjia? Të gjitha këto sot nuk janë më, por mbartin rëndësinë e trashëgimisë së një dokumenti të rëndësishëm ligjvënës për kohën. Ndërsa tani interes studimi për Kanunin e Lekë Dukagjinit pas një sërë shtetesh ka shfaqur dukshëm edhe Spanja. Spanja ka Kanunin e Lekë Dukagjinit në gjuhën e tyre, pra në spanjisht.Këtë gjë e ka mundësuar Erisa Ajazi.  “Është hera e parë që kanuni përkthehet në gjuhën spanjolle. Më parë ka qenë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Në gjermanisht, në anglisht, në frëngjisht, në serbisht dhe rusisht, dhe kjo ishte hera e parë që lexuesi spanjishtfolës ka mundësi t’i afrohet plotësisht veprës së Kanunit të Lekë Dukagjinit.”, është shprehur  Erisa Ajazi, përkthyese e Kanunit në spanjisht. Kur përmendim lashtësinë e dokumentit nuk mund as ta distancojmë nga ndikimi  që ende edhe sot ka Kanuni mbi popullsinë e malësisë së Shqipërisë, në Kosovë, apo dhe vende të tjera ku janë shqiptarët. Pavarësisht se në kohë ai realitet është I largët. “Kur flasim për Kanunin nuk flasim thjesht për një tekst, por flasim për një realitet të gjallë, i cili ka qenë përcaktues në jetën e shumë brezave. Përmban një strukturë të detajuar të organizimit dhe funksionimit të shoqërisë së asaj kohe. Përmban shumë emërtime.”, ka thënë Ajazi. Asgjë nga ato nuk është më aktuale, ndaj nevoja për ta njohur realitetin e asaj kohe, me shtylla si nderi, mikpritja, sjellja dhe fisi, është ajo që po shtyn nxitjen e përkthimit të Kanunit në shumë gjuhë evropiane.

Kanuni i Lekë Dukagjinit është përmbledhje e normave dhe dokeve shqiptare me karakter juridiko-social në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjini. Ligjet e Kanunit kanë shërbyer për shumë kohë si norma shoqërore dhe si një sistem vetëqeverisës që mbizotëronte në viset e malësive të Shqipërisë së Veriut në kohën kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Kanuni ka një rëndësi themelore në historinë e popullit shqiptar pasi që është një dokument i lashtë. Për më tepër rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët. Forma e parë e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit edhe pse konsiderohet që ekzistonte shumë më parë e që i përkiste tradiave të goj’dhënave të trashëguara brez pas brezi. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u përmblodh me shënime nga At Shtjefën Gjeçovi gjatë viteve 1910-1925. Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, serbisht, frëngjisht, rusisht dhe anglisht. Në korpusin e ligjeve të pashkruara ekzistojnë: “Kanun’i vjetër”, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, “Kanuni i Çermenikës”, “Kanuni i Papa Zhulit”, “Kanuni i Labërisë” dhe “Kanuni i Skënderbeut” ose ndryshe “Kanuni i Arbërisë”.

Loading...

Lini nje pergjigje