Aktori i njohur mesazh për burrat: Duart i keni që të ecin bashkë me gruan

0
168

Aktori i njohur i humorit, Gazmend Paja ka dhënë një mesazh për të gjithë burrat, që ata mos dhunojnë gratë.

Në një aktivitetet kundër dhunës ndaj grave ai tha se burrat duhet t’i zbukurojnë jetën grave dhe grushtin ta tregojnë si simbol për të qenë bashkë me gruan dhe jo për ta dhunuar atë.

“Unë jam sot këtu si birri i një nëne, jam si vëllai i një motre, jam si i dashuri i një vajze. Jam mashkull, por tingujt e para i kam dëgjuar nga barku i një femre. Kam gjithcka se një femër më lindi. Të dashur burra duart i keni për t’ia dhënë gruas që të ecin bashkë. Grushtin mblidheni që të simbolizoni që jeni një dhe gjithmonë bashkë. Ne jetojmë në Shqipëri dhe jetojmë me burrërinë. Burrat e parë na kanë mësuar se sa paburrëri është të keqtrajtosh femrat. Le të mësojmë nga njëri-tjetri. Mos kemi turp, grindje ka kudo. Mos harrojmë një gjë, jetën na i dha një grua ndaj kështu e ka vendosur zoti, siç ka vendosur ne që jemi burra. Kështu që burra, o burra t’ia zbukurojmë jetën qënies së mrekullisë, femrës!”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here