VIDEO/ Rrëfen mes lotësh dhunën e ish-burrit: “Ai është barbon, s’të bën gjë”, si më përcollën policët

0

Merita Brama, gruaja që mori forcë nga historia e dhimbshme e gjyqtares Fildeze Hafizi, vendos të flasë pas letrës së publikuar në media, ku denonconte dhunën e ish-bashkëshortit.

Loading...

 

 

Prej korrikut kur edhe u dhunua barbarisht me levë, Merita qëndron e mbyllur në banesën e saj në Fushë-Krujë dhe ka frikë se bashkëshorti mund ta sulmojë sërish.

“Kam 30 vjet e martuar me ish-bashkëshortin. Kush më e njeh e di se kam kaluar një jetë përmes dhunës. Ky person gjithmonë ka qenë i dhunshëm, por lindën edhe fëmijët dhe kam jetuar me shpresën që do rregullohen gjërat, se do rriten fëmijët. Në gjykatën e Krujës ka dy urdhra mbrojtje që ai të mos afrohet, të mos kërcënojë, mos shajë dhe nuk janë marrë parasysh fare as nga policia as nga ish-bashkëshorti im. Divorci ka ndodhur më 18 maj, kam shkuar në polici dhe i kam thënë hajde konfirmojeni ai rri gjithë kohës afër banesës, do më vrasë mua dhe fëmijët se kështu na ka thënë”,- rrëfeu ajo.

Gruaja thotë se para se bashkëshorti ta dhunonte kishte shkuar në komisariatin e policisë së Fushë-Krujës për t’i sinjalizuar që ish-burri e përndiqte, përgjigjja që ka marrë nga policët të lë pa fjalë. Ata i kanë thënë: “Ik se s’të bën gjë ai, ai është barbon dhe nuk është kërcënim për ju”.

Përmes lotëve, Merita thotë se ish-bashkëshorti një ditë korriku, dy muaj pas divorcit e gjen në rrugë dhe e dhunon barbarisht.

“Në 6 të mëngjesit nisem për punë, më del ish-bashkëshorti rrugës me levë në dorë. Kam kaluar tmerrin më të madh të jetës sime, jam goditur mbi 40 herë me levë. Kam shenjat në trup, në kokë. Se si kam arritur të shpëtoj vetëm Zoti e di, kam arritur t’i iki nga duart dhe kam shkuar në komisariatin e Fushë-Krujës. Ata më kanë çuar në spital, (qan) nuk mbaj mënd më shumë se më ka rënë të fikët…”,- sqaroi ajo në një intervistë për emisionin “Rudina”.

Loading...

Lini nje pergjigje