VIDEO/ “Drogë në vilat qeveritare te Uji i Ftohtë në Vlorë, e fsheu një i afërt me kabinetin”

0

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka pretenduar sot se sasia prej 211 kg e 700 gramë kanabis që është kapur në Vlorë, ishte e fshehur tek Vilat qeveritare.

Loading...

 

 

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Te dashur mq, Policia njoftoi se ka sekuestruar ne nje vile ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore, 250 kg droge. Dihet boterisht se zona e vilave te Ujit te Ftohte eshte zone rezidenciale e vilave te qeverise ndaj dhe mesa duket, nje i afert i qeverise ka zgjedhur zonen rezidenciale te vilave te qeverise, duke ditur dhe tolerancen dhe vleresimin e madh te Norieges per drogen, per te fshehur ne nje vile te asaj zone sasi kolosale droge.

Pas mbushjes me droge te tuneleve te ushtrise, magazinave te rezervave shteterore, tani radha duket se u ka ardhur edhe vilave e rezidencave qeveritare, natyrisht me qera te majme per boset e tyre me pushtet te zona e Ujit te Ftohte.

Te dashur miq, ketu me poshte keni nje informacion me te gjere dhe videon e botuar ne mediat tona! sb

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE SE VLORES
Operacioni është zhvilluar në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në një banesë 2 katëshe, ku në një nga dhomat e kësaj banese është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale rreth 211 kg e 700 gramë.
Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi: Dilaver Pecaj, 41 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë. Gjithashtu të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë rezultuar edhe shtetasit F.P., 47 vjeç dhe A.M. 34 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim policior.
Njëkohësisht po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e banesës për të cilën dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal”.

Loading...

Lini nje pergjigje