Shifrat e INSTAT: Kostot e ndërttimit janë rritur, çmimet e shitjes së banesave u ulën

0

Kostot e ndërtimit të banesave janë rritur, por çmimet e shitjes së një banese janë ulur ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto janë shifrat zyrtare të INSTAT për

6 muajt e parë të vitit 2017, ku nga ana tjetër vihet re se ka më shumë kërkesa për marrjen me qira të banesave. Situata e analizuar në shifra lidhet me rritjen e numrit të lejeve të ndërtimit, por dhe ofertën e ulët për blerje. Ndërkaq vihet re se  edhe pse kostot e ndërtimit të një pallati kanë njohur rritje në 6 muajt e parë të këtij viti, çmimet e shitjes së apartamenteve janë ulur.

 

 

Shifrat

 

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndikim në rritjen e kostove të ndërtimit kanë dhënë shpenzimet për blerjen e materialeve me 1.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pasuar nga grupi “shpenzime për paga” me 2.5 %. Ndërkohë që të dhënat e Bankës së Shqipërisë  për indeksin e çmimit të banesave tregojnë një ulje me 11 % të vlerës së apartamenteve në tremujorin e dytë të këtij viti.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, trendi i çmimet të banesave ka qenë krejt ndryshe kur ka shënuar rritje për dy tremujorë me radhë përkatësisht  me 11.3% dhe  5.2%.

Këto tregues sipas ekspertëve cilësohen mjaft pozitiv për sektorin e ndërtimit, i cili tashmë po njeh përmirësim pas bllokimit të lejeve të ndërtimit. Sipas njohësve të këtij tregu, ulja e çmimit të banesave ka ardhur e ndikuar nga shtimi i ndërtimeve të reja që kanë nisur sidomos në kryeqytet. Ndërkohë rritja e kostove nuk është në nivelin që të japin impakt real në çmimet përfundimtare të shitjes së banesave.

Një fakt interesant për muajt e parë të këtij viti është se kërkesat për marrjen e banesave me qira kanë qenë më të larta. Indeksi i vlerës së qirasë vijoi trendin rritës, të nisur që nga tremujori i tretë i vitit 2016.

 

Rritja e kostove të ndërtimit

Shpenzime në ndërtim       1.6%

Shpenzime  për paga          2.5%

 

Çmimet e banesave në 3 mujorin e dytë

 

2016       rriten me 5.2%

2017       ulen me 11.3%

 

Lini nje pergjigje