Standard.al

“Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme”, Sidrit Bejleri kujton me fjalë prekëse vogëlushen e tij të ndjerë (FOTO)

0

Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri ka ndarë me fansat dhimbjen dhe kujtimin për vogëlushen e tij e cila ka humbur jetë vite më parë. N♪7 ditë lindjen e saj e cila do të ishte e 10-ta, këngëtari shpreh emocione të forta mes fjalëve. “Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme”, shkruan së fundmi Bejleri.

Postimi i plotë

Kjo është Sofi Sidrit Bejleri.
Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti!
Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…
Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij…
Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës…
Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.
Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi./standard.al
!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.