Standard.al

Osmani mban premtimin, 20 fuçi birra “Korça” për tifozët

0

Merr formë të plotë tashmë surpriza apo premtimi që Tefik Osmani u ka bërë tifozëve të Skënderbeut, për të cilët do të shpërndajë birra pa fund. Osmani ka vendosur ta bëjë realitet premion e premtuar ndaj tifozëve para sfidës së kthimit me Dinamon e Zagrebit.

Duke qenë se stadiumi ishte i mbushur plot, edhe premioja do të ndahet në shumë pjesëtarë, për të mbajtur fjalën, Osmani ka menduar të japë birra pa fund për të gjithë tifozët e pranishëm në ndeshjen ndaj Mamurrasit që luhet nesër. Terreni është përgatitur tashmë dhe mbrojtësi “kampion” i Skënderbeut ka zgjedhur edhe birrën kampione në treg.

Osmani ka porositur rreth 20 fuçi te “Birra Korça” për ta kthyer nesër në festë, që përkon edhe me fillimin e sezonit të ri. Natyrisht që një zgjedhje perfekte kjo nga ana e korçarit, që ka ditur të zgjedhë sërish më të mirën e mundshme. Tifozët do të kenë mundësi nesër, rreth orës 14:00, para stadiumit, të shijojnë birrën e parë shqiptare dhe mbi të gjitha më cilësoren në treg.

Në një situatë të tillë, kur gjithçka është gati, nuk pritet gjë tjetër veçse të nisë festa ashtu si duhet dhe mbi të gjitha ajo që është e sigurt, në Korçë do të bëhet festë me birra “Korça” për të uruar Skënderbeun dhe Tefik Osmanin për përfaqësimin në Europë.“Kam porositur mbi 15 fuçi me birra ‘Korça’. Ftoj tifozët korçarë që nesër në orën 14:00 të mblidhen tek anekset dhe të festojmë së bashku. Ky është një premtim që ua kisha bërë tifozëve dhe nuk mund t’u dilja nga fjala”, – ka thënë Osmani për “Panorama Sport”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.