Nëpërmjet një ekspozite/ Kur Evropa është raciste: problemetaika që dy artistë e sjellin në Prizren

0

‘Pyetja e Strehimit’ përshkruan realitetin e punëtorëve emigrantë romë dhe të tjerëve të pasigurt, nëpërmjet tri studimeve të rasteve, në qytete të ndryshme evropiane: Beograd, Helsinki dhe Romë

 

Dy artistë kanë vendosur që racizmin në një formë indirekte ta sjellin në Prizren. Hulumtimi i tyre disavjeçar tregon se edhe shoqëritë më të formuara në Evropë, diku në periferitë e tyre kanë shtypur romët dhe kulturën e tyre. Në Autostrada Biennale – një Bienale arti që po mbahet në Prizren dhe i ka dhënë një ngjyrim tjetër qytetit të bukur pikturë, artistët Rena Rädle dhe Vladan Jeremić vijnë me instalacionin “Housing Question” – Pyetje e Strehimit. Pyetja e Strehimit përshkruan realitetin e punëtorëve emigrantë romë dhe të tjerëve të pasigurt, nëpërmjet tri studimeve të rasteve, në qytete të ndryshme evropiane: Beograd, Helsinki dhe Romë. Kjo reflekton në mënyrë kritike çështjen e akumulimit të kapitalit, të arritur përmes shpronësimit të tokës dhe ekspozon lidhjen e këtyre proceseve në racizëm. Dy video të integruara në instalim, Belleville dhe Gazela, rezultuan nga protestat e familjeve rome, pas dëbimit të detyruar dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre nga qeveria e qytetit dhe për hir të punimeve ndërtimore të lidhura me manifestimin sportiv Universiade 2009 në Beograd. E nëse mendojmë se një shoqëri si Helsinki është më pak raciste, kjo nuk vlen edhe pas hulumtimit të artistëve.

Pas rishqyrtimit dhe prishjes së detyruar të një vendbanimi rom në Helsinki, në vitin 2011, Rädle & Jeremić i ftoi aktivistët, politikanët dhe teoricienët të marrin pjesë në një diskutim publik mbi mundësinë e ndërtimit të një rrjeti trans-urban të “hoteleve për punëtorët e pasigurt” në qytetet evropiane, si dhe një sërë propozimesh për vendosjen e parimeve të përgjithshme për zgjidhjet e strehimit lokal, që do të realizoheshin në Helsinki dhe në vende të tjera në Evropë. Videoja Axhenda e Strehimit paraqet parimet kryesore, lidhur me çështjen në fjalë. Katër videot dhe Instalacioni vijnë në Prizren në kuadër të Autostrada Biennale. Dyshja janë artistë praktika artistike e të cilëve përfshin vizatimin, tekstin, fotografinë, instalimin dhe videon.  (Çështja) e Strehimit, thekson vazhdimësinë e politikave raciste ndaj romëve, duke e vendosur fjalimin e tyre në mjedisin e njohur historik të qytetit dhe vendeve në Romë, si Casilina 700 dhe 900, ku vendbanimet janë shkatërruar dhe banorët e tyre janë zhvendosur në kontejnerë.

Dyshja artistike jetojnë dhe punojnë në Beograd, Serbi. Që nga viti 2002 ata kanë zhvilluar një praktikë të përbashkët artistike, që shqyrton hapësirën e mbivendosjes ndërmjet artit dhe politikës. Projektet e tyre përfshijnë ndërhyrje artistike dhe angazhim në debatet dhe luftërat aktuale publike, bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe shpërndarjen përmes medieve të ndryshme.

Lini nje pergjigje