Standard.al

Mogherini: Dialogu Kosovë-Serbi ka përjetuar ngërç

0

Lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, pranoi se dialogu ka përjetuar një ngërç, por shtoi se tani po përparon sërish, me angazhimin e nivelit më të lartë politik të të dyjave vendeve.

Ajo paralajmëroi se në periudhën e ardhshme, dialogu Kosovë-Serbi do të prodhojë rezultate pozitive.

Mogherini theksoi se është synim i saj personal që në dy vjetët e ardhshëm të shohë përparim konkret të të gjithë Ballkanit perëndimor kah strukturat evropiane.

“Synim i imi personal është që deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian, pas dy vjetësh, të shohim përparim praktik të të gjashtë partnerëve tanë në Ballkanin perëndimor”, tha Mogherini.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.