Mbledhja e Këshillit të Integrimit/ Ambasadorja Vlahutin kujtohet për drogën: Lufta kundër kanabisit, kusht për në BE

0
160

“Vullneti i qartë politik i atyre që qeverisin, që kanë përgjegjësi të madhe për rezultatet e ardhshme, ata që janë zgjedhur për t’i shërbyer interesave të shqiptarëve. Të investojnë me dialog politik. Shqiptarëve i kanë ardhur në majë të hundës zënkat”

 

 

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, 3 vite pasi Shqipëria listohet si një nga vendet kryesore të  prodhimit të kanabisit, pranoi ditën e djeshme  këtë fenomen. Pas një sërë raportesh të  ndërkombëtarëve që evidentonin rritjen e kultivimit të kanabisit dhe drogës në Shqipëri dhe denoncimeve të opozitës,  Ambasadorja vetëm ditën e djeshme  foli për luftën që duhen bërë ndaj këtij fenomeni. Gjatë mbledhjes së Këshillit të  Integrimit Vlahutin tha se Lufta kundër drogës dhe  sundimi i ligjit janë prioritet kryesore të  Shqipërisë, dhe kusht për  çeljen e  negociatave për në BE. Ambasadorja deklaroi se gjerat në Shqipëri duhet të  ndryshojnë para se vendi të futet në  Bashkimin Europian. “Asgjë nuk ndryshon pasi të hyni në BE, gjerat duhet të ndryshojnë përpara se të futeni në BE. Ky proces varet nga vendosmëria për të ndryshuar sundimin e ligjit. Zgjedhjet i kemi lënë pas, dhe për çeljen e negociatave muajt e ardhshëm do të jenë kyç. Mendoj se është e qartë se çfarë do ndodhë me prioritet kryesore. Sundimi i ligjit dhe lufta kundër drogës janë prioritete kryesore,” – tha Vlahutin. Ambasadorja e Bashkimit Europian kërkoi nga dialog politik nga palët  duke theksuar se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës zënkat e  politikanëve. Ajo theksoi se asnjë  interes privat nuk mund të  jetë më i madh se interesi i vendit.  “Procesi i anëtarësimit dhe qeverisja e mirë kërkojnë nivele më të larta të kapaciteteve teknike dhe dialogut brenda shoqërisë. Vullneti i qartë politik i atyre që qeverisin, që kanë përgjegjësi të madhe për rezultatet e ardhshme, ata që janë zgjedhur për t’i shërbyer interesave të shqiptarëve. Të investojnë me dialog politik. Politikë e mirë do të thotë edhe konkurrencë me ide. Asnjë interes privat e publik nuk mund të jetë më i madh se interesi i të gjithë vendi. Shqiptarëve i kanë ardhur në majë të hundës zënkat,” – tha ambasadorja.

 

 

Qëndrimi

 

Në mbledhjen e  djeshme të Këshillit të Integrimit, Ambasadorja e  Bashkimit Eurpopian, Romana Vlahutin tha se  Brukseli ka vendosur Ballkanin Perëndimor në  prioritet e integrimit në BE. Sipas Ambasadores, BE është e përkushtuar në përfshirjen e  të gjitha vendeve të rajonit në Unioni, pasi këto vende të ketë plotësuar reformat dhe të jenë gati. “ Komisioneri Hahn riafirmoi që komisioni të marrë në konsideratë hapat drejt integrimit pasi Vettingu të veprojë. Unë sapo jam kthyer nga Brukseli nga takimi i ambasadorëve, Mogherini e ka vendosur Ballkanin Perëndimor në prioritet e integrimit në BE. Është e rëndësishme të dimë që BE është i përkushtuar në përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit, pasi ato të jenë të gatshme, përfshi edhe Shqipërinë, pasi të kenë plotësuar reformat, të cilat do të sjellin një cilësi jete më afër Europës,” – deklaroi Vlahutin në fjalën e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here