Është duke u luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës sfida mes Kosovës dhe Finlandës. “Dardanët” e trajnerit Bunjaki nuk e kanë provuar akoma shijen e fitores, ndaj shpresat janë të mëdha që triumfi të vijë sot.
Ky takim është vlefshëm për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, Grupi I. Sfida e parë e zhvilluar në qytetin Turku, përfundoi në barazim 1-1. Kosova mban vendin e fundit në tabelën e renditjes me vetëm 1 pikë në 7 ndeshje, ndërsa Finlanda ndodhet një vend më lart në kuotën e 4 pikëve.
MINUTË PAS MINUTE
1′ Ka filluar takimi, Kosova shkelmon topin e parë nga qendra.
Kosovë-Finland ora 20:45
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Jashanica, Rrahmani, Paqarada, V.Berisha, Alushi, Kryeziu, B.Berisha, Rashica, Nuhiu
Trajner: A.Bunjaki
Finlanda: Hradeski, Arkivou, Visanen, Arajuri, Granland, Lod, Sparv, Lam, Jensen, Hamalainen, Puki
Trajner: M.Kanerva
Gjyqtar: Shuetengruber (Austri)