FOTO/ 2.3 tonë drogë nga Shqipëria në Itali, trafikanti shqiptar kyç gojën para gjykatës

0
140

Shqiptari i arrestuar në Itali gjatë një operacioni të Guardia di Finanza-s, ku u sekuestruar rreth 2.3 tonë marijuhanë që vinte nga Shqipëria, ka kyçur gojën para gjykatës italiane.

Siç raportojnë sot mediat italiane, shqiptari 24 vjeç me iniciale K.D., dhe italiani Andrea Reccia, 63 vjeç (i arrestuar gjithashtu gjatë operacionit) nuk kanë folur para gjykatëses së Ascoli Piceno, Rita De Angelis.

Për të dy, gjykata vendosi që të qëndrojnë në burg për arsye hetimore.

Aksioni

Gjatë natës duke u gdhirë e shtunë, në San Benedetto në Tronto, u kap sasia e konsiderueshme e drogës që sipas zv/prokurores të Ascoli Pieno, ishte nisur nga Shqipëria, raportuan mediat italiane.

Droga e nisur nga Shqipëria dhe e mbërritur natën në Itali, mësohet se ishte shkarkuar në deltën e lumit Tronto dhe më pas e ngarkuar në një furgon. Policia kishte marrë informacione për këtë ngarkesë droge dhe i ka bërë pritë furgonit, ku udhëtonin edhe të arrestuarit.

Brenda mjetit janë gjetur 40 pako me kanabis sativa. Më pas, motovedetat e Guardia Di Financës të nisura nga Ancona dhe Tronto kanë gjetur në det edhe 73 pako të tjera me kanabis që ishin hedhur nga trafikantët.

Gomonia e drogës ishte larguar me shpejtësi dhe italianët e kanë ndjekur deri në kufirin e ujëra territoriale kroate, ku edhe kanë ndërprerë ndjekjen.

Pranë vendit ku ishte shkarkuar droga janë gjetur edhe 25 bidona benzinë për të furnizuar gomonen.

Reagimi i Policisë Shqiptare

Vetëm pas publikimit të lajmit nga mediat italiane, ka ardhur reagimi i Policisë Shqiptare.

Policia njoftoi se gomonia oqeanike ka mundur të shkarkojë në breg të detit lëndën narkotike dhe është larguar në ujërat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi duke i shpëtuar ndjekjes së skuadrave të Guardia di Financas (GDF).

Skuadrat e GdF në afërsi të bregut  në zonën e San Benedetos  kanë sekuestruar lëndën narkotike të hedhur nga gomonia në një  sasi prej 2322 kg e dyshuar marjuanë dhe 625 litra benzinë, si dhe kanë arrestuar dy persona të cilët ishin me një furgon  gati për të transportuar lëndën narkotike, konkretisht: shtetasi shqiptar rezident në Itali, K. D., 24 vjeç  dhe shtetasi italian R. A., 63 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here