Emri/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu

0

Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu qendror i Fribiouge në Zvicër. Sipas mediave zvicerane shqiptari i arratisur është me inicialet Bashkim L. cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë. 35- vjeçari është arratisur mëngjesin e së shtunës rreth orës 2:00.

Loading...

Autoritetet zvicerane nuk kanë zbuluar ende sesi ka mundur të arratiset nga burgu shqiptari dhe kanë rritur kërkimet në të gjithë zonën, madje kanë kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacion. 35- vjeçari ishte dënuar në vitin 2013 për vrasjen e një shqiptari nga Kosova, por që jetonte në Itali, pas përplasjeve për kontrollin e territoreve të shitjes së drogës.

I arratisuri Bashkim L.

Prokurori i Përgjithshëm ka nisur një hetim të detajuar për të zbuluar rrethanat sesi Bashkim L. u arratis nga burgu dhe çfarë mjeti ka përdorur për të arritur qëllimin e tij.

Fotografia dhe raporti i personit mbi 35- vjeçarin  janë shpërndarë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Bashkim L. konsiderohet si  një individ i rrezikshëm. Ai ndoshta është larguar nga territori zviceran, kanë thënë autoritetet./

Loading...

Lini nje pergjigje