Zbulohet çfarë i ndodhi Fildes Hafizit 6 muaj më parë në mbledhjen e KLD-së

0
240

6 muaj më parë magjistratja Fildes Hafizi ngjiti shkallët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë me shpresën se do t’i miratohej kërkesa për të punuar në Gjykatën e Tiranës. Ja çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura të datës 10 shkurt 2017 e drejtuar nga ish-Presidenti Bujar Nishani.

Emri i 39-vjeçares ishte i pesti në radhën e kërkesave për t’u emëruar sa më pranë banesës së saj për situatën e rëndë në familjen e saj. Në kërkesën e saj Hafizi shkruante se ishte e divorcuar me dy fëmijë të mitur dhe prindërit e sëmurë në gjendje të rëndë. Ajo përmendte edhe tentativën e ish-bashkëshortit të saj për ta vrarë në plazhin e Golemit.

Kërkesa e Hafizit u mbrojt në mbledhje nga gjyqtari Artan Broci. Sapo u miratuan 2 kërkesa për emërim në Tiranë ai i ka kërkuar KLD-së që ta shohë jashtë radhe këtë rast dhe për shkaqet që renditeshin në kërkesë ta miratojë atë. Mësohet se çështja u hodh në votim dhe kërkesa e Hafizit për të punuar në Tiranë mori 3 vota pro dhe 8 kundër duke u rrëzuar.

Të njëjtat burime thanë se kur është shqyrtuar kërkesa e bërë nga Fildes Hafizi asaj i janë parashtruar disa oferta për të punuar: Shkodër, Lushnjë ose Pogradec.

Vetë 39-vjeçarja ka shprehur kërkesë që të punonte në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës gjë e cila është miratuar nga të 11 anëtarët e KLD-së të pranishëm në mbledhje. 6 muaj më pas Fildez Hafizi u ekzekutua në Tiranë nga ish-bashkëshorti i saj./Lapsi.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here