Shqipëria fiton ndaj Islandës. Abazaj shënon dopiet, Durmishi golin e fitores

0
157

Kombëtarja shqiptare U-21 ka siguruar sot fitoren e parë në grupin e eliminatoreve të Europianit të kësaj grupmoshe duke triumfuar në fushën e Islandës me shifrat 3-2, në një ndeshje mjaft interesante ku i është dashur të përmbysë rezultatin.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/1380703992028826/

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Shqipërisë.

90’+4′ Mustafa hyn në fushë për Laçin.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

88′ Zëvendësimi i radhës te Shqipëria. Krymi i zë vendin Ramadanit, i cili ishte një nga më të mirët në fushë duke bllokuar iniciativat e kundërshtarëve para zonës së rreptësisë.

84’ Einarson provon me një predhë nga distanca të cilën Selmani e devijon në goditje nga këndi me shumë vështirësi.

78′ Bushi i jep mundësinë edhe Çekiçit të tregojë vlerat e tij, duke hequr nga loja Abazajn.

75’ Kthehen shpejt në avantazh kuqezinjtë. Durmishaj gjen rrjetën pas një kombinimi me Malokun, 3-2 për skuadrën e Bushit.

71’ Tjetër gabim në pozicionim i përfaqësueses shqiptare në goditje standarde. Pas një goditje dënimi, topi arrin të Einarson në shtyllën e dytë, ku ai gjuan duke kaluar topin mbi Selmanin për ta dërguar në rrjetë në anën tjetër të portës ku nuk është askush. 2-2

65’ Kristal Abazaj shënon përsëri,. Sulm i shpejtë në krahun e djathtë i sulmuesit që niset drejt zonës dhe nuk e ka të vështirë të dërgojë sferën në rrjetë.

61’ Fridjonson provon me një gjuajtje tokazi nga distanca, sfera përfundon jashtë me Selmanin që ndjek aksionin me vëmendje.

55’ Tjetër rrezik para Selmanit me një harkim nga krahu i djathtë, portieri grushton me vështirësi topin që i rrëshqet nga duart edhe për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që penalizon lojën e dy skuadrave.

53’ Ndoj arrin të nxjerrë Malokun në një pozicion të favorshëm për të harkuar topin në zonë, por futbollisti vonohet dhe humb një rast të mirë.

50’ Përsëri vështirësi para katërkëndorit kuqezi në zhvillimin e një goditje nga këndi. Mbrojtja largon rrezikun me vështirësi.

46’ Fillon pjesa e dytë, pa ndryshime mes dy skuadrave.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë

45’+1’ Kundërpërgjigjet Shqipëria me Abazajn i cili me një kundërsulm të shpejtë dërgon topin në rrjetë. 1-1

45’ Gol Islanda, 1-0. Vendosje shumë e gabuar e mbrojtjes shqiptare që lë 3 futbollistë të gjuajnë para Selmanit në zhvillimin e një goditje nga këndi. Andreson shtyn topin në rrjetë.

38’ Haraldson mbetet futbollisti më i rrezikshëm për Islandën. Një nisje e tij nga krahu i majtë i sulmit të vendasve krijon rrezikun e radhës për portën tonë. Fatmirësisht gjuajtja e tij nuk gjen kuadratin e Selmanit.

35’ Vendasit mundohen të rrezikojnë, sidomos me sulme nga krahu i majtë, por Ceka me qetësi zgjidh një krosim të rrezikshëm të Sigurgeirson duke ulur topin me gjoks për Selmanin.

29’ Shqipëria dominon këtë fazë të lojës, Laçi ka një tjetër mundësi të mirë shënimi duke gjuajtur pas një rrotullimi në zonë, por portieri vendas është i vëmendshëm dhe pret në dy kohë.

28’ Edhe Doka, i aktivizuar si mesfushor i djathtë,  gjuan nga jashtë zonës, pa gjetur kuadratin.

25’ Ndoj kthehet me shpejtësi dhe zgjidh një situatë të komplikuar pranë zonës, pasi Toli kishte humbur topin në një zonë të rrezikshme.

22’ Gjuajtje e fortë e Abazajt nga 20 metra, një mbrojtës vendas devijon me kokë gjuajtjen që po shkonte drejt portës.

21’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Ndoj provon me një roveshatë, por gjuajtja e tij nuk gjen kuadratin.

14’ Selmani shpëton kuqezinjtë nga një gol i sigurt, pas përgjumjes së dyshes së qendrës, ai arrin të bllokojë gjuajtjen e Haraldson për të ruajtur të paprekur katërkëndorin.

12’ Selmani bën një tjetër dalje të sigurt duke larguar topin pas një goditje këndi, ndërsa fiton edhe një faull.

10’ Një rivënie anësore nga e majta e sulmit islandez devijohet me kokë nga Haraldson, por Selmani del i sigurt dhe bllokon sferën.

8’ Një goditje dënimi dhe pastaj një nga këndi nuk shfrytëzohen nga djemtë e Kombëtares shqiptare të cilët nuk arrijnë të gjuajnë në portë.

5’ Abazaj nis harkim nga e majta për Durmishajn i cili nuk arrin të devijojë sferën dhe topi përfundon jashtë.

3’ Shqipëria është në kontroll të topit në këto minuta të para, duke u munduar të gjejë hapësira me shpërthime nga krahët, por pa arritur të krijojë rrezikshmëri në zonën kundërshtare.

1’ Durmishaj luan topin e parë nga qendra dhe fillon ndeshjen.

Islandë-Shqipëri 2-3
45′ Andreson, 71′ Einarson / 45’+1′, 65′ Abazaj, 74′ Durmishaj

Islanda: Olafson, Andreson, Sampsted, A. Gudmundson, Fridjonson, Einarson, H. Gudmundson, Fridrikson, Haraldson, Sigurgeirson (74′ Torsteinson), Karlson (63′ Ragnarson).

Trajner: E. Sverrison

Shqipëria: Selmani, Ceka, Maloku, Toli, Tafa, Ramadani (88′ Krymi), Doka, Laçi (90’+4′ Mustafa), Ndoj, Abazaj (77′ Çekiçi), Durmishaj.

Trajner: A Bushi

KV: Fridjonson, Andreson / Doka, Ceka, Durmishaj. Ndoj

Gjyqtar: Pol MekLoulin (Irlandë)/panoramasport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here