Standard.al

Panuçi: Në Maqedoni kemi ardhur për të fituar, Sadiku është në dispozicion

0

Kanë mbetur diçka më shumë se 24 orë nga përballja e nesërme e kombëtares shqiptare me Maqedoninë dhe në konferencën për shtyp para sfidës, trajneri kuqezi Christian Panucci, është shprehur se në këtë përballje kërkon vetëm fitoren.

 

 

“Kemi respekt për Maqedoninë por e njohim forcën tonë. Nesër nuk firmosim për barazimin pasi kërkojmë vetëm fitoren. Kemi ardhur për të fituar.”

Trajneri Panucci ka konfirmuar një lajm të mirë për kombëtaren para përballjes në Maqedoni. Italiani në konferencën për shtyp është shprehur se në këtë sfidë do të kenë në dispozicion shërbimet e sulmuesit të vetëm Armando Sadikut.

“Po, në sidën e nesërme Sadiku do të jetë i gatshëm. Ai do të luajë kundër Maqedonisë.”

Kujtojmë që përballja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018” do të luhet nesër në Strumicë në orën 20:45.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.