Vrasja e gjyqtares, reagon PD: Shteti favorizoi ekzekutimin, Rama të japë llogari për amnistinë

0
113

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nuk do të kishte ndodhur nëse krimineli nuk do të favorizohej nga veprimet e papërgjegjshme të shtetit, shkruan Partia Demokratike në një njoftim të saj. Sipas PD, “nëse krimineli nuk do të ishte liruar nga një aministi skandaloze apo nëse policia do t’i kishte dhënë gjyqtares mbrojtjen që i njeh ligji çdo qytetari, ajo sot do të jetonte. Ne nuk mund ta lëmë të kalojë në heshtje këtë krim, vetëm për të pritur krimin e rradhës”.

 

 

Qeveria duhet të japë llogari: Pse Edi Rama ka ofruar çdo vit amnisti masive, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë? Pse amnistitë e tij kanë përfshirë ulje dënimi dhe lirim të kriminelëve që kanë kryer vrasje apo tentuar të kryejnë vrasje? Pse policia nuk i afroi mbrojtje gjyqtares Hafizi kur ajo e kërkoi më shumë se një herë? Pse nuk vepruan për parandalimin e tragjedisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Krimeve në Policinë e Shtetit, të cilët u takuan personalisht nga gjyqtarja ku ajo kërkoi ndihmën e tyre?

Partia Demokratike do të propozojë në fillim të legjislaturës së re një ligj i cili ndalon në çdo rrethanë uljen e dënimeve për vrasje dhe amnistimin e tyre. Ne do të propozojmë edhe ashpërsimin e dënimit për ata që ushtrojnë dhunë në familje, si dhe rritjen e mbrojtjes për viktimat e kësaj dhune. Ndërkohë, Partia Demokratike i kërkon qeverisë të rishikojë me urgjencë procesin e ofrimit të mbrojtjes nga shteti, për të shmangur mundësinë e injorimit të qytetarëve që u kërcënohet realisht jeta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here