Vrasja e gjyqtares/ Flet i ati: Ishte vajza ime, s’ishte më gruaja e tij. Ja e vërteta e ndarjes

0

Në shtëpinë e Fildes Hafizit, gjyqtares së ndjerë të ekzekutuar dy ditë më parë nga ish-bashkëshorti, ka pllakosur zia. Ora News ishte tek familja e saj e cila, nën dhimbje, familjarët flasin për një ngjarje të paralajmëruar, dhunë dhe kërcënime në prani të fëmijëve. Ndërsa prindërit e të ndjerës, tashmë të mbetur pa shtëpi, kërkojnë ndihmën e shtetit për të rritur dy fëmijët e mitur, Melisën dhe Arlindin.

Loading...

Prindërit e Fildesit thonë se e gjejnë forcën për të jetuar pas vrasjes së të bijës tek dëshira për ti qëndruar pranë mbesës e nipit, tashmë jetim.

Bynjamini kujton me dhimbje sakrificat që ka bërë për ti mundësuar gjyqtares së vrarë shkollimin dhe realizimin e ëndrrave të saj.

Bynjamin Hafizi: Ngjarja e saj ishte fatkeqe, nuk e kam nxit kurrë me u nda nga familja se nuk donin fëmijët. Por ishte kaq e lodhur, kaq e frikësuar, kaq e tmerruar, sa këta dy fëmijë  që në moshë të vogël sa u ka thënë u ka ardh i ati, kanë hyrë poshtë dyshekëve dhe janë fshehur.

Nafie Hafizi: Kjo është e vërtetë.

Bynjamin Hafizi: Mora vendimin e Kavajës, skandaloz.Gjithë atë ngjarje e kthyen në një fjalë boshe: Dhunë në familje.Ata nuk ishin familje, ishte e ndarë.Kishte 6 muaj. Ishte vajza ime, nuk ishte më gruaja e tij, ishte nëna e fëmijëve.

Tanimë, kur bota i është shembur nën këmbë, me karakterin e fortë të një shkodrani, jep mesazhe për gratë dhe vajzat që jetojnë nën terroin e dhunës së bashkëshortëve.

Bynjamin Hafizi: U bëj thirrje të gjithë grave, të gjitha vajzave, të gjitha nënave. Bëhuni trime dhe mos pranoni. Ai që e rreh gruan, ai që vret gruan është mashkulli më i poshtër. Jo mashkull, nuk duhet me qujt mashkull. Kafsha më e poshtër e shoqërisë njerëzore.

Nafie Hafizi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore ndaj dhe muajt e fundit ka jetuar nën përkundesjen e Fildesit dhe fëmijëve të saj.

Nuk mendon më për jetën e saj, por për plagën që i hapi vrasja e së bijës që e shikon sa herë flet sikur pret miratim prej saj.

Nafie Hafizi: Kërkoj ndihmë që këta fëmijë ti rris siç ka dashur ajo. Kam harruar çfarë më ka gjetur mua. Mua më raftë pika!Po nuk bjen pika. Kam harru se du me jetu me i rrit këta fëmijë.

Të dy janë pensionistë dhe druhen se çfarë do të ndodhë pas disa viteve me fëmijët e Fildesit në kohën kur nuk kanë as shtëpi dhe as të ardhura të tjera përveç pensionit.

Nafie Hafizi: Më ka lënë detyrë shumë të vështirë, ne jemi dy pleq. Sa të kem jetë do të mundohem me i rrit. Por nuk kam mundësi me i rrit si ka dashur ajo. Kushtet ekonomike i kanë shumë të vështira. Jemi dy pleq me dy pensione. Ne kemi prit me e marrë rrogën Desi, jemi në shtëpi me qira. Që me 1 shtator jemi të gjithë jashtë. Unë me dy fëmijë jam jashtë dhe me plakun./Ora news/

Loading...

Lini nje pergjigje