Skandali i radhës te Izraeli, përjashtohet “armiku” i Berishës (Video)

0
176

Stafi i përfaqësueses së Izraelit ka vendosur mbrëmë të përjashtojë nga kjo kombëtarë kapitenin e saj, Eran Zahavi. Shkak është bërë një gjest i sulmuesit gjatë ndeshjes së mbrëmshme të humbur përballë Maqedonisë si dhe fjalët që tha sulmuesi pas takimit.

zahavi

Në fund të ndeshjes së mbrëmshme, të luajtur në Haifa, tifozeria vendase nuk kurseu vërshëllimat ndaj lojtarëve dheZahavi doli nga fusha e lojës i inatosur, duke hequr nga krahu shiritin dhe duke e fluturuar në ajër.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pas ndeshjes ai u shfaq para mediave me një deklaratë që çuditi jo pak, pasi e përshkroi shumë negativisht përfaqësuesen e tij. “Nuk kemi qenë në një aktivitet ndërkombëtar prej 40 vitesh dhe nuk mendoj që për 40 vite të tjera do të ndryshojë ndonjë gjë”, tha Zahavi para mediave.

Reagimet e zëshme të tifozëve në rrjetet sociale sollën edhe vendimin e Federatës Izraelite, e cila bëri të ditur se Zahavi ishte përjashtuar nga ekipi kombëtar, si fillim për ndeshjen e të martës ndaj Italisë.

berisha zahavi

Zahavi është një personazh të cilin tifozeria shqiptare e kujton mjaft mirë. Sulmuesi ishte ai që shënoi golin e avantazhit ndaj Shqipërisë në takimin e luajtur në “Elbasan Arena” si dhe më pas provokoi reagimin e Etrit Berishës, nga i cili portieri shqiptar u ndëshkua me të kuq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here