Shkrirja e ministrive, ku janë 4700 punonjësit që iu rrezikohet ‘karrigia’

0
147
Struktura e re e qeverisë, e bërë publike nga Kryeministri Rama, ka krijuar pasiguri për vendin e punës për 4 711 punonjës të administratës publike, të miratuar nga buxheti i vitit 2017.

Ky numër u përket dy ministrive që u shkrinë, siç ishte ajo e Integrimit, me 113 punonjës dhe e Zhvillimit Urban, me 535 punonjës, ndërsa Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore kanë pasur staf mjaft të kufizuar.

Por këtë numër të punonjësve të administratës, të cilët nuk dinë se ç’do të bëhet me vendin e tyre të punës, e rrit edhe shpërndarja e tri ministrive të tjera, të cilat u bashkohen dikastereve ekzistuese.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e cila ka aktualisht 3042 punonjës, është shpërndarë në tri ministri, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe në Ministrinë e Financave, Ekonomisë dhe Punës dhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social. Kjo shpërndarje ka krijuar pasiguri te punonjësit, të cilët nuk dinë se sa do qëndrojnë dhe sa do dalin të tepërt nga kjo shpërndarje.

Ministria e Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Turizmit me 588 punonjës, do të ndahet në tri pjesë, duke iu bashkuar Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Ministrisë së Financave për pjesën e Ekonomisë dhe Turizmi do t’i bashkohet Ministrisë së Mjedisit. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, e cila shkrihet me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, ka vënë në dilemë 433 punonjësit e saj për fatin e pozicionit të tyre të punës.

Pas mbledhjes dyditore të Kryeministrit Rama në Llogora me ministrat e tij të rinj, është dhënë detyra që të përcaktohen të gjitha modalitetet se si do të përfshihen në ministritë e reja drejtoritë e ministrive që u shkrinë apo u shpërbënë në disa pjesë. Gjithçka pritet të jetë gati jav ën e ardhshme në një tjetër mbledhje të Kryeministrit me ministrat e tij para seancës së parë të Parlamentit të ri.

Por pritet që numri i punonjësve të administratës që u rrezikohet vendi i punës të jetë edhe më i madh, për shkak se sipas raportit të përgatitur nga grupi i punës që drejtohej nga Niko Peleshi, do të jenë rreth 40 agjenci, inspektorate, drejtori dhe autoritete që do të shkrihen apo do të bashkohen me të tjera për shkak të eficiencës së tyre të ulët./panorama

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here