Plumba ndaj të riut në Shkodër. Emri

0
177

Një i ri ka mbetur i plagosur orët e para të mëngjesit në Shkodër.

Edmir Nilaj, 21 vjeç është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Rreth orës 03:35, një telefonatë në sallën operative se në një lokal në afërsi të fshatit Beltoj, është një person i plagosur, ka vënë në lëvizje efektivët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.N, 21 vjeç, banues Vekel, Malësi e Madhe, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, shtojnë të njëjtat burime. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here