LAJM I FUNDIT/ Vrau ish-gruan gjyqtare, arrest me burg për Fadil Kasemin, fjalët e tij në gjykatë

0
343

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar masën “arrest me burg” për Fadil Kasemin i cili vrau ish-gruan e tij Fildez Hafizi 4 ditë më parë në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet.

 

 

“Nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe prandaj nuk do të shpjegoj çfarë ndodhi atë ditë,” mësohet të jetë shprehur Kasemi përpara gjykatësve, raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala.

Kasemi gjithashtu tha se kishte dashur të dorëzohej në polici pasi ndodhi vrasja dhe jo të arratisej. Por kjo binte në kontraditë me dëshminë e një shoferi furgoni, të cilin Kasemi e kishte kërcënuar me armë: “Më largo nga këtu pasi kam vrarë një njeri”, raporton BalkanWeb

Kasemi, i cili akuzohet për 3 vepra penale, “Vrasje për shkak të lidhjeve familjare”, “Rrëmbim personi” dhe “Armëmbajtje pa leje”, mbërriti në gjykatë rreth 1 orë më parë.

Me datë 31.08.2017, rreth orës 13:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, në kohën që shtetasja Fildez Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësisht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga parukeria “S…..” dhe është futur brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë, benz me targa AA 880 OS, në këtë kohë është afruar ish bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildeze Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas shtetasi Fadil Kasemi me psitoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës Bardhyl, automjetit furgon benz mercedez, me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K.T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hypur brenda në automjet.

Gjatë udhëtimit shtetasi K.T., ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit shtetasi K.T. e ka futur menjëhërë automjetin e tij brenda në ambjentet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment janë afruar menjëhërë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here