Kombëtarja shqiptare mbërrin në Shkup, “ngujohet” në hotel (Video)

0
171

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur pak minuta më parë në Shkup dhe është akomoduar në hotel.

 

 

FSHF në kanalin e saj zyrtar në “Youtube” ka publikuar edhe pamjet e rrugëtimit të ekipit kuqezi drejt Shkupit. Gjatë videos duket edhe momenti i shoqërimit të autobusit të Kombëtares nga makinat e policisë maqedonase deri në mbërritjen te hoteli, ku po qëndron aktualisht ekipi kuqezi.

Shoqërimi nga ana e policisë maqedonase është bërë në bazë të masave të sigurisë për ekipin tonë kombëtar dhe për të siguruar transport të qetë të lojtarëve dhe stafit teknik të skuadrës. Deri tani nuk është shënuar asnjë incident. Megjithatë, deri ditën e ndeshjes dhe pas saj frika ekziston.

Kujtojmë se deri ditën e ndeshjes, nuk do të ketë dalje dhe shëtitje, siç ndodh rëndom, duke shmangur kështu çdo incident të mundshëm. Nesër në mëngjes kuqezinjtë do të nisen drejt Strumicës dhe do të akomodohen atje, ndërsa pasdite do të kryejnë edhe një seancë stërvitore, ndërsa pasnesër është ndeshja, në orën 20:45.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here