Gjermania dhe Franca i përgjigjen Koresë së Veriut

0
194

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron i janë përgjigjur deklaratave të Koresë së Veriut se ka testuar me sukses një bombë të fuqishme me hidrogjen.

Merkel dhe Macron dënuan testin e fundit bërthamor, duke deklaruar se ky është një “dimension i ri i provokimit”. Qeveria gjermane tha në një deklaratë se Merkel dhe Macron pranuan se Koreja e Veriut po shkel ligjin ndërkombëtar dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë me vendosmëri.

“Përveç Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian gjithashtu duhet të veprojë tashmë. Kancelarja dhe Presidenti shprehën mbështetjen e tyre për një shtrëngim të sanksioneve të BE kundër Koresë së Veriut “, thoshte deklarata.

Testin bërthamor e dënoi edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump duke thënë se “fjalët dhe veprimet e Koresë së Veriut vazhdojnë të jenë shumë të rrezikshme për SHBA-në”. Peniani tha se kishte testuar një bombë hidrogjeni, një pajisje shumë më e fuqishme se një bombë atomike që mund të ngarkohej në një raketë me rreze të gjatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here