Standard.al

Drejtonin një rrjet të madh droge, si u kapën shqiptari dhe e dashura e tij në Itali (FOTO)

0

Një shqiptar dhe e dashura e tij italiane kanë rënë në prangat e karabinierëve në Varese pasi ishin pjesë e një aktiviteti të madh në trafikun e drogës.

 

 

Shqiptari 35 vjeçar X.A. dhe e dashura e tij 23-vjeçare M.G. kishin kohë që merreshin me këtë aktivitet, pasi hetimet nisën që në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Pas një kontrolli në rrugën Belforte të qytetit të Vareses iu zbuluan 332 gr kokainë, 144 gr hashash,  12 mijë euro etj.

Aktiviteti i tyre përfshinte një rrjet të madh me dhjetra blerës dhe se vajza në këtë histori, që dukej se ishte e nënshtruara, në fakt ishte një pjesë e rëndësishme e rrjetit.  Ishte pikërisht ajo që kontaktonte klientët dhe merrte urdhra nga i dashuri shqiptar. Të dy u arrestuan ditën e sotme, pas provave të gjetura nga policia, shkruan VaressePress.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.