Detaje/ Plumb 21-vjeçarit pas sherrit me leva, policia identifikon autorin (Emri)

0
166

Detaje të reja kanë dalë në dritë disa orë pas plagosjes me armë zjarri të një 21-vjeçari në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në një lokal me muzikë në afërsi të fshatit Beltojë, rreth orës 03:35.

 

 

Sakaq është identifikuar dhe shpallur në kërkim brenda 8 orësh autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit E.N. në afërsi të fshatit Beltoj.

Falë veprimeve të shpejta hetimore si dhe bazuar në informacione policore, u bë i mundur , që brenda 8 orësh, nga specialistët për hetimin e krimeve ,të identifikohet dhe të shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A.D. 35 vjeç, banues në Shkodër. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij”, tha Policia.
plagosja-shklpder

NGJARJA 
Policia e Shkodrës njofton se ka marrë një telefonatë në sallën operative se në një lokal në afërsi të fshatit Beltojë, është një person i plagosur. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N, 21 vjeç, banues Vekel, Malësi e Madhe. Ai quhet Edmir Nilaj dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se deri më tani për ngjarjen janë shoqëruar 7 persona, kurse autori i dyshuar, që punonte si roje sigurie në lokal, Admir Dekovi është shpallur në kërkim.

I plagosuri mësohet se përvec dëmtimeve nga arma e zjarrit ka edhe lëndime nga goditjet në kokë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here