Bën kunatën për spital, arrestohet 34-vjeçari në Velipojë (Emri)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës por që për fat të mirë është ndaluar në kohë nga policia. Më datë 02.09.2017, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Ndoci, 34 vjec, banues në Velipojë.

 

 

Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në kokë kunatën e tij (bashkëshorten e vëllait), shtetasen S. N. 31 vjeçe, banuese në Velipojë, e cila më pas u dërgua për spital

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Lini nje pergjigje