“Alo, FFM. Ku shiten biletat e ndeshjes?”, mediat tallen me Federatën Maqedonase (FOTO)

0
175

Federata Maqedonase, prej disa ditësh ka nxjerrë njoftimin me çmimet e biletave të ndeshjes Maqedoni-Shqipëri që do të luhet të martën në Strumicë. Por ka një problem: nuk ka asnjë lajmërim dhe askush nuk ia ka idenë se ku shiten këto bileta.

Tifozët, të cilët nuk kanë marrë përgjigje nga Federata, u janë drejtuar edhe mediave maqedonase. Por edhe këto të fundit kanë ngritur supet, duke mos ditur se çfarë përgjigje t’i japin dhe i kanë drejtuar të njëjtën pyetje federatës.

sport

“Alo, FFM. Ku shiten biletat e ndeshjes Maqedoni-Shqipëri?”, ishte titulli ironizues i portalit “sport1.mk”, ndërsa “Lajmpress” i ka vënë sot titullin artikullit të saj “Askush s’e di se ku shiten biletat për ndeshjen Maqedoni-Shqipëri!”.

lajm

Me sa duket, federata maqedonase ka përdorur një taktikë që është përdorur në të kaluarën edhe nga FSHF, e cila ka bërë shpërndarje biletash në grupe të caktuara tifozësh në të kaluarën, duke mos i nxjerrë në shtije ato, kur bëhej fjalë për ndeshje të rëndësishme si ato me Serbinë apo Portugalinë.

Në një stadium me rreth 6500 vende, kërkesa ka qenë shumë e lartë ndaj është preferuar kjo zgjidhje, sa u përket tifozëve shqiptarë, rreth 450 bileta që i takojnë për këtë ndeshje, u janë kaluar nëpërmjet FSHF-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here