Sulmohet dhe masakrohet zyrtari i Prefekturës së Lezhës, 4 muaj më parë i dogjën makinën. Ja emri

0
198
Persona të paidentifikuar sulmuan mbrëmjen e të premtes në qytetin e Lezhës, ish- oficerin e Policisë Andi Markun, aktualisht drejtor në Prefekturën e Lezhës. Ngjarja ndodhi kur 42-vjeçari, po i drejtohej banesës së tij.

Katër persona me një makinë me targa të Kosovës, i kanë zënë rrugën dhe  më pas e kanë goditur me sende të forta dhe mjete prerëse. Autorët u larguan në errësirë, ndërsa për ngjarjen policia nisi hetimet. I dëmtuari u dërgua për mjekim në spitalin e Lezhës dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjendja e tij mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ky është sulmi i dytë që i bëhet ish-oficerit të policisë brenda pak muajsh.

Më 7 Maj të këtij viti, persona të paidentifikuar i vunë flakën makinës së tij, “Mercedez- Benz”, të parkuar në oborrin e prefekturës.

Autorësia e kësaj ngjarjeje ende nuk është zbuluar nga policia. Marku prej disa vitesh kryen funksione të ndryshme në Prefekturën e Lezhës, ndërsa më parë ka kryer funksione të ndryshme në Drejtorinë e vendore të Policisë së Lezhës. /AbcNew

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here