Kapja e 2.3 tonëve drogë në Itali, Basha: Trumpetat e Ramës për të luftuar drogën janë mashtrime

10
153

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me sasinë e madhe të drogës të kapur gjatë natës në Itali. Droga që besohet se është ngarkuar në Shqipëri e transportuar me një gomone, është kapur nga Guardia Di Financa dhe ishte me peshë prej 2.3 tonësh.

Statusi i Lulzim Basha:

Ngarkesa prej 2,3 tonë drogë e kapur sot në Itali dëshmon një të vërtetë të hidhur:

Trumbetat e Edi Ramës për luftë kundër drogës janë vetëm mashtrime me qëllim tulatjen e qytetarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Ndërkohë ai mbron dhe promovon kokat e krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë. Ky në fakt është projekti PS+ i shpallur prej tij: PS+drogë+kriminelë+korrupsion.

Kjo faktohet edhe nga promovimi prej tij i Gramoz Rucit të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafës të përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Opozita do të bëjë çdo përpjekje për ta vënë atë para përgjegjësisë personale për drogën dhe krimin. Por kjo betejë kërkon edhe përpjekjet e medias, intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve. Të gjithë duhet të ngremë zërin dhe të ngrihemi kundër rrezikut të drogës para se të jetë vonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

10 COMMENTS

  1. Policia ka punuar aq shume ne kto 4 vite sa kurr me pare. Mbjellje nuk ka me qe nga viti 91 nderkoh ne kohen e bashes lulezonte Lazarati

  2. Puna e madhe e policise eshte vlersuar, mbi te gjitha nga nderkombetaret. Suksesi kunder kanabisit eshte arritur. Tashme Basha sdi cthot, eshte i coroditur nga humbja e zgjedhjeve

  3. Drrogen e ke nisur ti..policia po ben detyren..boll se e dim te gjith se kush je..Zgjedhjet ne kete vend nuk ke per ti fituar kurr sa te kesh jeten

  4. Me ty nk meresh dot vesh.si te punosh si jo qeveri krimi te duket.Kur cdo fakt cdo organizim, bashke punim tregon te kunderten e fjales tende.

  5. Nderkombetaret kane besim tek policia prandaj kane bashkepunuar me policine shqiptare dhe e kane vleresuar ate per punen e bere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here