Formacionet zyrtare/ Shqipëria e nis pa Sadikun, ja kush e zë vendin e tij

0
149

Pas pak çastesh në “Elbasan Arena” starton takimi kualifikues i eliminatorëve të Botërorit “Rusi 2018” me Shqipërinë e cila e ka taksative të mundë kundërshtarët më të dobët të grupit, Lihtenshtejnin. Ky takim do të jetë shumë special pasi pas më shumë se 5 viteve e gjysmë në pankinë nuk do të jetë më De Biazi, por një italian tjetër, Christian Panucci.

 

 

Tekniku mund t’a cilësojë veten pak me fat pasi starton kundër një kundërshtari të lehtë në letër, por nga na tjetër duhet të bëj kujdes pasi fitorja nuk duhet diskutuar.

Dy ekipet kanë zbardhur formacionet zyrtare më të cilët do të nisin takimin. Nga kombëtrja kuqezi kishte disa pikëpyetje, por më e rëndësishmja ishte maja e sulmit pasi bomberi i vetëm për këto dy ndeshje, Armando Sadiku, nuk gëzonte një gjendje optimale ku humbi edhe disa stërvitje.

Tanimë Christain Panucci ka vendosur përfundimisht dhe futbollisti elbasanas nuk do t’a nisë nga fillimi. Vendin e tij do t’a zë Azdren Llulaku të cilit sot do t’i duhet të bëj rolin e pykës.

Shqipëri-Lihtenshtejn 18:00

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Abrashi, Basha, Memushaj, Roshi, Grezda, Llullaku.

Trajner: Kristian Panuçi

Lihtenshtejni: Jehle, Malin, Kaufman, Gopel, Kuintans, Byshel, Viser, Burgmaier, Hasler, Selanoviç, Frik.

Trajner: Rene Poritsh

Gjyqtar: Sergej Laposhkin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here