Berisha: Noriega dhe Haki droga eksportojnë çdo javë 2-12 ton hashash

0
149

Ish-kryeministri Sali Berisha e quan me ironi sukses të madh eksportin e drogës nga Shqipëria, pas kapjes së 2.3 ton kanabis në Itali.

 

 

Në një status në “Facebook”, Berisha akuzon kryeministrin Rama dhe Drejtorin e Policisë Haki Çako për trafikun e drogës.

“Noriega dhe Haki droga, krenarë me suksesin e madh në eksportin e drogës. Po nisin çdo javë tonelata në Itali!!
Të dashur miq, Noriega dhe Haki droga, me operacionet e tyre të fuqishme kundër drogës dhe trafikantëve, kanë arritur kohët e fundit suksese të mëdha në eksportin e kanabisit. Kështu, çdo javë, falë luftës me zero tolerancë të tyre kundër kanabisit, ata nisin si eksport 2-12 ton hashash. Këtë herë të fundit nxorën 1000 policë nga toka, deti dhe ajri për të bllokuar trafikantët, por jo ata që eksportojnë mall, ndaj u eksportuan 2.3 ton!?”, shkruan Berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here