Punimet jo cilësore në Tiranë në ndërtimin e rrugëve të reja, rezultati : puseta të thyera

0

 

Loading...

Në Tiranë problemet janë të shumta edhe pse administrata mundohet që të reklamojë punët e mira. Punimet në rrugët të ndryshme, por edhe makinat që ecin jo në vendin që duhet kanë dëmtuar disa puseta anës rrugës, por edhe ato që janë në trotuare të ndryshëm. Në shumë trotuare në Tiranë ka puseta që janë më kapakë të thyer dhe pa kapak. Çdo javë kemi denoncuar problemet me pusetat, të cilat në shumë raste janë zgjidhur nga bashkia, por ka akoma probleme qyteti. Këtë herë kemi mundur që të kapim disa foto tek trotuaret në afërsi të sheshit Skënderbej, ku një prej pusetave ishte thyer. Nga fotot shihet qartë që asnjë qytetar nuk është i sigurt, pasi në çdo kohë mund ta shikoj vetën e tij në pusetë nga mungesa e një kapaku. Qarkullimi në këtë segment është shumë i madh, por përsëri autoritet nuk janë interesuar për ta rregulluar këtë puset. Interesantë është fakti që kapaku i disa prej pusetave qëndrojnë gjysmë i futur dhe gjysmë mbi sipërfaqen e rrugës. Kjo shton edhe më shumë mundësinë e aksidenteve. Problemi edhe në këtë rast është shumë afër institucionit dhe në afërsi të shumë institucioneve të tjera, por përsëri nuk zgjidhet nga bashkia. Si kjo pusetë ka dhe shumë të tjera në rrugë dhe rrugica të qytetit, por institucionet nuk duan t’ia dinë, por vetëm bëjnë propagandë për punët e mira që bëjnë për të gënjyer qytetarët.

Loading...

Lini nje pergjigje