Pritja e turistëve/ Pogradeci i mbytur nga plehrat gjatë sezonit veror, por institucionet nuk i shihnin  

0

 

Loading...

“Menaxhimi i mbetjeve urbane mbetet një nga shqetësimet më të mëdha në të gjithë vendin, edhe pse fondet nuk mungojnë përsëri situata është shumë e keqe”

 

Pogradeci është një nga vendet turistike të Shqipërisë, ku liqeni dhe natyra e bukur bëjnë që shumë turistë ta vizitojnë çdo ditë. Qindra mijëra bëhen përgjatë një viti ata që vizitojnë bukuritë e Pogradecit, por sërish problematikat që hasin janë të shumta. Shkojnë aty për të shpenzuar lekë, shkojnë për të shijuar pamjet e bukura dhe ushqimin por sërish nuk marrin atë që meritojnë. Gjatë kësaj vere pati një bum turistësh në këtë vend, por përsëri nga bashkia duket se nuk ishin marrë masa. Mbetjet urbane në qytet, për gjatë verës kanë qenë në gjendje të keqe. Një prej vizitorëve na ka dërguar në redaksi disa foto dhe na ka shprehur shqetësimin e tij. Së bashku me fotot turisti shkruante dhe këto fjalë: Kjo është gjendja e kazanëve të plehrave në Pogradec, aty ku mbetjet presin turistët. Prandaj dhe turizmi është shumë i zhvilluar”. Fotot që kanë ardhur në redaksinë tonë, tregojnë kazanët e plehrave që mund të kenë ditë të tëra pa pastruar dhe  janë të tej mbushura. Kjo gjendje sipas banorëve ka shumë kohë që është e njëjtë, pasi punonjësit e bashkisë nuk punojnë siç duhet. Por kjo  situatë nuk ndodh vetëm në Pogradec, por në të gjithë Shqipërinë, ku Tiranë mban rekordin negativ. Në kryeqytet kazanët me mbetje duken si male pasi tej mbushen me mbetje. Justifikimi i të gjitha institucioneve që kanë për detyrë ti pastrojnë, është se nuk kanë fonde. Por nëse shikon buxhetet e të gjitha bashkive, buxheti për pastrimin dhe gjelbërimin është rritur me përqindje të madhe për çdo vit.standard.al.

Loading...

Lini nje pergjigje